LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretërit’ e afatit kalimtar veror – Chelsea me skuadrën e krijuar mund të synojnë të fitojë gjithçka sezonin e ardhshëm

‘Mbretërit’ e afatit kalimtar veror – Chelsea me skuadrën e krijuar mund të synojnë të fitojë gjithçka sezonin e ardhshëm

Afati kalimtar veror ka qenë më i dobëti në vitet e fundit për shkak se klubet janë goditur nga kriza ekonomike e përjetuar për shkak të pandemisë coronavirus.

Blerjet e mëdha duket se kanë marrë fund për shumë klube, përveç një: Chelseat.

Londinezët, të cilët nuk ishin në gjendje të blinin asnjë lojtar në sezonin e kaluar për shkak të një sanksioni të FIFA-s, kanë qenë klubi më aktiv në këtë afat.

Roman Abramovich tashmë ka harxhuar 143 milionë euro me blerjet e Timo Werner, Ben Chilwell, Thiago Silva, Hakim Ziyech dhe Malang Sarr, ndërsa duket se nuk do ta ndalen me kaq.

Forcë sulmuese dhe goditje në këtë afat 

Timo Werner dhe Hakim Ziyech janë shtuar në radhët e Chelsea që tashmë kishin një sulm të rrezikshëm dhe mjaftë të talentuar me emra si: Christian Pulisic, Mason Mount dhe Tammy Abraham.

Në moshën 24 vjeçare, Werner tashmë ka bërë një emër si shënues, pasi në sezonin e shkuar e gjeti rrjetën plot 34 herë për RB Leipzig, ku 28 prej tyre i shënoi në Bundesligë.

Ai do të vihet pas paraqitjeve që i kishte Didier Drogba, pasi që nga koha e tij vetëm Diego Costa ka shkëlqyer.

Hakim Ziyech në anën tjetër ka qenë një nga lojtarët kryesor të ekipit të Ajax gjatë viteve të fundit, duke e ndihmuar Ajaxin drejt trofeve, por edhe në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dy sezone më parë.

Cilësitë e tij më të mira janë të goditja dhe teknika e tij. Ziyech ka treguar se mund ta bëjë shumë mirë me Ajaxin, ndërsa ai pritet të zëvendësojë një emër si Eden Hazard që tani është në Real Madrid.

Thiago Silva dhe Chilwell, mbrojtja më e kompletuar 

Nëse do të kishte ndonjë pjesë të skuadrës së Chelsea ku tifozët ishin të zhgënjyer në sezonin e kaluar, ishte mbrojtja dhe Frank Lampard nuk ka humbur kohën dhe ka gjetur alternativa.

Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Malang Sarr janë lojtarët që do të ofrohen në këtë sektor.

Blutë kishin mbrojtjen e nëntë më të dobët në Ligën Premier dhe me këto blerje do të kërkojnë që të shmangin statistika e ngjashme në të ardhmen.

Blerja më e shtrenjtë e mbrojtjes ishte Chilwell që erdhi për 50 milionë euro nga Leicester, një lojtar tashmë i promovuar në Ligën Premier.

Të dy Thiago Silva dhe Malang Sarr vijnë si transferime të lira, i pari me shumë përvojë, ndërsa i dyti i ri  dhe mund edhe të huazohet.

Havertz: Qershia mbi tortë

Nuk ka dyshim se Kai Havertz do të ishte qershia mbi tortës për Chelsean, nëse gjermani do të bashkohet me klubin.

Mesfushori sulmues shënoi 18 gola dhe asistoi nëntë herë në edicionin e fundit dhe Chelsea me siguri do të duhet të paguajë rreth 100 milionë euro për të.

Me cilësitë e ardhur në “Stamford Bridge”, nuk ka dyshim se ka klubin e pret një sezon emocionues. Ata mund të luftojë potencialisht për titullin e Ligës Premier, madje edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori