LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar refuzon ofertën e Trumpit për të ndihmuar në trajtimin e kryeministrit Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar refuzon ofertën e Trumpit për të ndihmuar në trajtimin e kryeministrit Boris Johnson

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka refuzuar ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19 të kryeministrit Boris Johnson.

Johnson u pranua në një njësi të kujdesit intensiv të hënën në mbrëmje pasi “simptomat e tij të vazhdueshme të coronavirusit” u përkeqësuan, tha një zëdhënës.

Dhe pas lajmit, siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, Trump tha në një konferencë për shtyp se administrata e tij kishte kontaktuar mjekët e Johnson dhe u tha atyre se ai kishte kërkuar nga dy kompani farmaceutike (pa ua treguar emrin) për të ofruar mbështetjen për kryeministrin britanik.

“Kam kërkuar nga kompani kryesore, këto janë kompani të shkëlqyera – ata kanë ardhur me zgjidhje për Ebola, SIDA dhe të tjera dhe thjesht kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, tha Trump. “Dhe unë u kam kërkuar atyre që të kontaktojnë menjëherë Londrën”.

Trump u kërkon kompanive farmaceutike në SHBA, të asistojnë në shërimin e kryeministrit britanik Boris Johnson
Lexo po ashtu Trump u kërkon kompanive farmaceutike në SHBA, të asistojnë në shërimin e kryeministrit britanik Boris Johnson

Ai shtoi: “Ata me të vërtetë kanë terapeutikë të avancuar dhe ata tashmë kanë mbërritur në Londër. Zyra e tyre në Londër ka gjithçka që ju nevojitet, dhe ne do të shohim nëse mund t’ju ndihmojmë”.

“Ne kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Boris dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por ata janë të gatshëm të shkojnë”.

Por po sipas Business Insider, zëdhënësi i Johnson hodhi poshtë ofertën të martën, duke thënë “çdo trajtim që ai merr është çështje e mjekëve të tij”.

“Ne jemi të sigurt se kryeministri po merr kujdesin më të mirë të mundshëm nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit”, tha zëdhënësi. “Çdo trajtim që ai merr është çështje e mjekëve të tij”.

Ndryshe, kryeministri britanik, Boris Johnson, është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij nga coronavirusi është përkeqësuar.

Kryeministri Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab, ta zëvendësojë atë në detyrat e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori