LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha daneze njoftoi papritur se po largohet nga froni pas 52 vjetëve

Mbretëresha daneze njoftoi papritur se po largohet nga froni pas 52 vjetëve

Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II-të ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri.

Ajo do të heqë dorë nga froni më 14 janar, gjegjësisht 52 vjet nga dita që kur u bë Mbretëreshë, raporton bbc.


Djali i saj i madh, Princi i Kurorës, Frederik, do të marrë rolin e Mbretit pas largimit të Margrethe II-të, transmeton Telegrafi.

“Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo.

Këtë vit, përveç njoftimit, Mbretëresha foli gjithashtu për luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe rëndësinë e trajtimit të ndryshimeve klimatike.

Duke u përballur me sfida të ngjashme të shoqërisë moderne si familjet e tjera mbretërore në të gjithë Evropën, familja mbretërore daneze ka vendosur të zvogëlojë numrin e anëtarëve mbretërorë.

Kjo shkaktoi në një përçarje shumë të madhe vitin e kaluar pasi fëmijëve të vëllait të vogël të Princit të Kurorës Frederik, Princit Joakim iu hoqën titujt mbretërorë.

Ndryshe, 83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1952.

Rekordi mbahej më parë nga Christian IV, i cili, ndërsa sundoi teknikisht për 60 vjet, sundoi vetëm për 51 vjet e gjashtë muaj, pasi ishte fëmijë në fillimet e mbretërimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori