LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmja e shqiptarëve, Ermal Meta fiton çmimin e këngës më të mirë italiane në ‘MTV EMA’ (Video)

Mbrëmja e shqiptarëve, Ermal Meta fiton çmimin e këngës më të mirë italiane në ‘MTV EMA’ (Video)

Në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’ është ndarë një çmim edhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues.


Këngëtari shqiptar e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që votuan për të.

Meta ishte një nga zërat më të miri të këtij viti në “Sanremo” dhe nuk kishte si të mos tërhiqte edhe vëmendjen e evenimentit më të madh muzikor në Evropë.

Dua Lipa është shpallur artistja e re më e mirë në ‘MTV EMA’
Lexo po ashtu Dua Lipa është shpallur artistja e re më e mirë në ‘MTV EMA’

Ermali, i cili është me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, theu zemrat e të gjithëve me këngën e tij “Vietato Morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje dhe i solli vendin e tretë në festivalin më të madh italian.

Kjo këngë ishte gjithashtu e nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane” në MTV EMA kishte konkurrentë këngëtarët e famshëm italianë, si Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.

Dhe në fund, çmimi i takoi Ermalit, i cili njëherësh konsiderohej edhe favorit për ta fituar atë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori