LAJMI I FUNDIT:

MBPEU: Ndalesë për lëvizje të tërësishme në pyje

MBPEU: Ndalesë për lëvizje të tërësishme në pyje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndalon lëvizjen e tërësishme në pyje, pa marrë parasysh qëllimin e tyre. Ndalesa fillon të vlejë prej 5 gushtit të këtij vitit dhe do të zgjas deri në heqjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ndalesë, siç kumtoi MBPEU, nuk vlen për të punësuarit në JP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë parqet kombëtare, park pyjet, pyjet me dedikim të posaçëm, monumente të natyrës dhe të ngjashme).


Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për pyje, personave fizik të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë denarë, në pajtim me nenin 106 nga Ligji për pyje.

Gjithashtu, njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se është e ndaluar djegia e kashtës, barërave dhe mbeturina tjera bimore në vende gjuetie, në pajtim me Ligjin për gjueti dhe mbeturina tjera bujqësore në tokën bujqësore si masë parandaluese për mbrojtjen nga zjarret pyjore, njofton AIM.

Për mosrespkeitmin e dispozitave nga Ligji për gjueti parashikohet gjobë në vlerë prej 1500 deri 3000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave fizik në pajtim me nenin 79 nga Ligji për gjueti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori