LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e dy qeverive, qytetarët e konsiderojnë veprim të qëlluar dhe kombëtar – presin zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara

Gjatë ditës së hënë, Prishtina mirëpriti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrat e tij.

Kabineti qeverisës i Republikës së Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e tetë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës.


Këtë mbledhje mes dy qeverive shqiptare, qytetarët e Kosovës e mirëpritën duke e konsideruar veprim të qëlluar dhe kombëtar.

Qytetari Sefer Lenjani, u shpreh i lumtur për këtë mbledhje, ai ishte optimist për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

“Gjatë ditës së djeshme ka qenë një kënaqësi e madhe dhe një akt historik në mes dy shteteve, mes dy qeverive dhe mes dy kryeministrave gjatë ditës së djeshme ka qenë një kënaqësi e madhe. Këtë e ka pritur populli shqiptar kudo që gjindet, bashkimin e dy qeverive. Për t’i lehtësuar të hyrat prej Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas. Mirëpo nuk e di sa do t’i zbatojnë në përpikmëri dy qeveritë këto marrëveshje. Aty është esenca”, tha Lenjani.

Sefer Lenjani – Qytetar

I kënaqur që i sheh dy qeveritë të bashkuara dhe duke shkëmbyer ide, u shpreh edhe Hasim Mjekiqi. Hapja e kufirit ishte më e rëndësishmja për të, gjatë kësaj mbledhje.

“Është një kënaqësi shumë e madhe si për Kosovën si për Shqipërinë, të bashkohen dhe të këmbejnë ide të njëjta. Me ligje me të gjitha e para. E dyta hapja e kufirit ajo është pasuria më e madhe e popullit si në Kosovë si në Shqipëri. E treta bashkëpunimi shumë i mirë mes shteteve sepse sikur pesë gishtat e dorës dhe janë të ndara në degë mirëpo trungun e kanë në Shqipëri”, u shpreh Mjekiqi.

Hasim Mjekiqi – Qytetar

Kurse Sulejman Krasniqi mendon që ky takim ishte i domosdoshëm dhe se takime të tilla, Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë më shpesh.

“Dy Qeveritë shqiptare është e domosdoshme të takohen më shpesh. Unë mendoj që është shumë mirë që u mbajt mbledhja dje dhe se do të ecim përpara. Caktimi i Kuvendit të Përbashkët në Ditën e Flamurit, po më duket shumë i qëlluar”, tha ai.

Sulejman Krasniqi – Qytetar

Kurse për regjisorin Sokol Plakolli, këso mbledhje do të duheshin të bëheshin për të diskutuar për ekonominë e vendeve.

“Ato mbledhje të qeverive më mirë do të ishte t’i bënin për ekonomi dhe në parandalimin e ikjes së të rinjëve. E ato rrugë që po i ndërtojnë kanë me mbet të shkretuara pa njerëz. Ato marrëveshje janë të nënshkruara edhe më herët mirëpo të njëjtat nuk kanë zbatim. Vetëm po dalin dhe po fotografohen, të njëjtit më herët janë përleshur mes veti, tash jo jemi miq dhe vëllezër”, u shpreh Plakolli.

Sokol Plakolli – Regjisor
Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot
Lexo po ashtu Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot

Në këtë takim janë nënshkruar gjithsej 19 marrëveshje, prej të cilave gjysma kanë karakter ekonomik, shkruan Telegrafi.

Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, i Portit Porto-Romano dhe atij të Thatë në Prishtinë, lëvizja e lirë e punëtorëve dhe nisma për bashkimin doganor janë disa nga marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori