LAJMI I FUNDIT:

Nga hekurudha Prishtinë-Durrës deri te bashkimi doganor – të gjitha marrëveshjet ekonomike që u nënshkruan në takimin e tetë të qeverive Kosovë-Shqipëri

Nga hekurudha Prishtinë-Durrës deri te bashkimi doganor – të gjitha marrëveshjet ekonomike që u nënshkruan në takimin e tetë të qeverive Kosovë-Shqipëri

Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, i Portit Porto-Romano dhe atij të Thatë në Prishtinë, lëvizja e lirë e punëtorëve dhe nisma për bashkimin doganor janë disa nga marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë takim janë nënshkruar gjithsej 19 marrëveshje, prej të cilave gjysma kanë karakter ekonomik, shkruan Telegrafi.


Kryeministri Albin Kurti, hekurudhën Prishtinë-Durrës e ka quajtur si një ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme të kombit.

“Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”, ka thënë Kurti.

Kurti: Hekurudha Prishtinë - Durrës, ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme për kombin
Lexo po ashtu Kurti: Hekurudha Prishtinë - Durrës, ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme për kombin

Gjatë kësaj mbledhje është prezantuar projekti i ndërtimit të projektit tregtar në Porto-Romano dhe atij të Thatë në Prishtinë.

Sipas prezantuesit të projektit, Eric Smit nëse ky port do të realizohet Kosova dhe Shqipëria do të ndryshojnë lojën në Ballkan.

“Nëse ky port do të ndërtohej, do ta ndryshojnë lojën jo vetëm për dy shtetet, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Smit nga Royal Haskoning DHV.

"Ky port do ta ndryshojnë lojën në Ballkan" - kështu pritet të jetë projekti i Porto-Romano në Durrës dhe atij të Thatë në Prishtinë
Lexo po ashtu "Ky port do ta ndryshojnë lojën në Ballkan" - kështu pritet të jetë projekti i Porto-Romano në Durrës dhe atij të Thatë në Prishtinë

Porti i Porto-Romanos do t’i ketë 400 hektarë sipërfaqe me një kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu, do të ketë 1 milionë udhëtarë, ku distanca deri në Prishtinë do të jetë 265 kilometra.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se kur kanë filluar këto takime, shkëmbimet tregtare kanë qenë 160 milionë euro, ndërsa sot kemi 433 milionë euro.

Rama gjatë takimit tregoi se sot në janë të regjistruara mbi 1,200 biznese me pronësi të kosovarëve.

“Kur kemi filluar me takimet, shkëmbimet tregtare kanë qenë 160 milionë euro, ndërsa sot kemi 433 milionë euro. Kemi hyrë një zonë kur shifrat marrin një lloj serioziteti krahasuar me shifrën qesharake”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë: Kur kemi filluar takimet shkëmbimet tregtare ishin 160 milionë euro, sot kemi 433 milionë euro
Lexo po ashtu Kryeministri i Shqipërisë: Kur kemi filluar takimet shkëmbimet tregtare ishin 160 milionë euro, sot kemi 433 milionë euro

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e sigurimeve sociale apo tatimeve për punëtorët e të dy vendeve, e që do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore.

“Nënshkruajmë marrëveshjen administrative që do të bëhet e mundur sigurimi i skemave shoqërore, do të përfshijë përfitime për personat e punësuar, vetpunësuar si dhe për punëdhënësit”, tha ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimi.

Ndërsa, ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati theksoi se më këtë do të mundësohet lëvizja e fuqisë punëtore.

“Me këtë marrëveshje do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore, përveç mallrave”, tha Murati.

Nënshkruhet marrëveshja që mundëson pagesën e sigurimeve sociale dhe lëvizjen e punëtorëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja që mundëson pagesën e sigurimeve sociale dhe lëvizjen e punëtorëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Po ashtu, është nënshkruar marrëveshja drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit me gaz të lëngshëm LNG nga terminali i Vlorës.

Ministrja shqiptare e Ekonomisë, Belinda Balluku marrëveshja do të pasohet me zhvillimin e terminalit të gazit LNG.

“Jemi të përgatitur që boshti fillestar i kësaj marrëveshje të jetë puna e përbashkët, duke ofruar kapacitetet energjetike me jo vetëm çmime më të lira. Kjo marrëveshje do të pasohet edhe me një tjetër, siç është zhvillimi i terminalit për gazin e lëngshëm LNG në Vlorë. Kemi arritur që me një negociatë të suksesshme për të injektuar gazin LNG në TAP. Kjo e kthen në projekt rajonal”, tha Balluku.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli është shprehur se me këtë do të mundësohet ardhja te energjia brenda 2 vite, përcjell Telegrafi.

Arrihet marrëveshja për diversifikimin e burimeve të energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për diversifikimin e burimeve të energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

“Përmes kësaj marrëveshje do të intensifikojmë burimet e tona të energjisë dhe të rrisim bashkëpunimin. Kjo do na mundësojmë që të vijmë te energjia elektrike brenda 2 vitesh krahasuar me 8-9 vite nëse do të ndërtoheshin kapacitetet e rigjenerimit. Linjat e interkonjeksionit i kemi shumë të mira, atëherë nuk ka arsye që të vonohemi”, është shprehur Rizvanolli.

Gjatë kësaj mbledhje është nënshkruar marrëveshja në fushën e bashkëpunimit doganor që synon krijimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të fokusohet në vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e mundësive për bashkim doganor, përpilimin e planit të veprimit dhe hartimin e një studimi kost-benefit për mundësitë, dhe hapat që duhet të ndërmerren për bashkimin doganor Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/