LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja që mundëson pagesën e sigurimeve sociale dhe lëvizjen e punëtorëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Nënshkruhet marrëveshja që mundëson pagesën e sigurimeve sociale dhe lëvizjen e punëtorëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e sigurimeve sociale apo tatimeve për punëtorët e të dy vendeve.

Sipas kësaj marrëveshje, do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore.


“Sot nënshkruajmë marrëveshjen administrative që do të bëhet e mundur sigurimi i skemave shoqërore, do të përfshijë përfitime për personat e punësuar, vetpunësuar si dhe për punëdhënësit”, tha ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimi gjatë takimit të dy qeverive në Prishtinë.

Ajo shoi se përfitimet do të janë për të punësuarit, vetpunësuarit dhe punëdhënësit.

“Përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë dhe invaliditetit për të punësuarit, vetpunësuarit dhe punëdhënësit. Kurse e drejta në Kosovë do të përfshijnë pensionet, kontribuues të moshës dhe të drejtën për pension”, shtoi ajo.

Ndërsa, ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati theksoi se më këtë do të mundësohet lëvizja e fuqisë punëtore.

“Me këtë marrëveshje do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore, përveç mallrave”, tha Murati. /Telegrafi/