LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Shqipërisë: Kur kemi filluar takimet shkëmbimet tregtare ishin 160 milionë euro, sot kemi 433 milionë euro

Kryeministri i Shqipërisë: Kur kemi filluar takimet shkëmbimet tregtare ishin 160 milionë euro, sot kemi 433 milionë euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se kur kanë filluar këto takime, shkëmbimet tregtare kanë qenë 160 milionë euro, ndërsa sot kemi 433 milionë euro.

Rama gjatë hapjes së mbledhjes së përbashkët me Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë tregoi se sot në janë të regjistruara mbi 1,200 biznese me pronësi të kosovarëve.


“Kur kemi filluar me takimet, shkëmbimet tregtare kanë qenë 160 milionë euro, ndërsa sot kemi 433 milionë euro. Kemi hyrë një zonë kur shifrat marrin një lloj serioziteti krahasuar me shifrën qesharake”, tha Rama.

100 marrëveshje Kosovë-Shqipëri për pak ekonomi e shumë politikë
Lexo po ashtu 100 marrëveshje Kosovë-Shqipëri për pak ekonomi e shumë politikë

Ai theksoi se investimet e Kosovës në shtetin shqiptar kanë arritur në 139 milionë euro.

“Sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 1,225 biznese nga Kosova, 1,081 janë me pronësi prej 100 për qind. Investime e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë euro, kurse në viti 2021 është 139 milionë euro. Besoj se është një shifër mjaftë domethënëse. Fluksi më i madh i investimeve ka qenë 16 milionëshi i 2018-së. Besoj se kemi të gjithë mundësinë që ta intensifikojmë këtë shkëmbim tregtar”, përfundoi ai. /Telegrafi/