Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vazhdon ta shoh si shqetësuese vonesën për liberalizim të vizave.
Sipas kryetarit të OEK-ut, Berat Rukiqi, janë 56 për qind e bizneseve që kanë pasur dëme direkte nga mosliberalizimi i vizave, dhe kërkon mobilizim për të shmangur vonesat e mëtutjeshme.
“Brenga e bizneseve është e vazhdueshme në raport me liberalizimin. Kemi vazhdimisht probleme me vizat. 56 për qind e bizneseve kanë pasë dëme direkte në raportet e tyre biznesore me vende të caktuara të BE-së për shkak të mos liberalizimit të vizave. Duhet të gjithë të shohim me këto shtete, të cilat mund të jenë skeptike, t’ju japim argumente të fuqishme që ky proces nuk është më i dëmshëm se sa që ka qenë në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe vende të tjera të rajonit. Është shumë me rëndësi që të ndodhë këtë vit, vitin tjetër vijnë rrethana tjera, por duhet ta mbajmë këtë atmosferë dhe të mos japim ndonjë arsye për shtyrje të mëtutjeshme,” është shprehur Rukiqi në një intervistë për EO.
Sipas tij, në funksionimin e mirëfilltë të këtyre bizneseve po ndikojnë edhe problemet politike dhe të sundimit të ligjit.
Dersa flet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Rukiqi vlerëson se efektet e MSA-së nuk po shihen në këtë periudhë dhe se në dekadën e fundit kemi pasë dështime të vazhdueshme në tërheqjen e investimeve të huaja.
“Duke ditur problemet politike, dhe të sundimit të ligjit, mos funksionimin e duhur të institucioneve sidomos vonesave të miratimit të ligjeve në parlament ndikon në minimizimin e efekteve të duhura të MSA dhe tërheqjen e investimeve te huaja. Në dekadën e fundit kemi pasë dështime të vazhdueshme në tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat janë substanciale që krijojnë efekte ose vlerë të shtuar në ekonomi. Nuk ka rëndësi në aspektin statistikor sa po rriten, por duhet të shihet edhe përmbajtja dhe struktura se sa kanë rritë vende pune, sa kanë rritë eksportin, sa kanë mundësu rritje të mirëqenies”, vlerëson Rukiqi.
Ai thotë se kompani të shumë vendeve të Bashkimit Evropian janë të interesuara për investime.
“Të gjithë aktorët duhet të ulen dhe të krijojnë një vizion të qartë se si t’i tërheqin investime. Vendet që synohen për me nxitë investime si Gjermania, Italia, Franca dhe Austria. Kompani të këtyre vendeve po shohin mundësi të zhvendosen në pjesë të tjera ku mund ta shfrytëzojnë resursin e fuqisë punëtore, ose me një kosto që i bënë këto produkte më konkurruese në tregjet e synuara”, deklaron Rukiqi.
Ai ka folur edhe për zonat ekonomike të Kosovës, për të cilat thotë se do të krijohen kushte të favorshme për këta investitorë.
“Po shihet mundësia që në ndonjë zonë ekonomike të kemi një far lloj partneriteti publiko-privat me përfshirje të Odës, dhe gjithmonë duke tentu që në këto zona të krijohet një pako e shërbimeve, një pako ligjore, një pako e stimujve fiskal financiar që mundëson pastaj tërheqjen e investitorëve të tillë, të cilët mund të ndikojnë edhe në prodhim, punësim dhe eksport”.
Investitorët vendor dhe të huaj shpeshherë hasin në mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar faktin se ka shumë vende pune që nuk po plotësohen, nga mungesa e vullnetit, numri i vogël i njerëzve, dhe mungesa e shkathtësive tek fuqia punëtore.
Sipas tij, tek kjo ndikon edukimi, infrastruktura ligjore dhe elementi i diasporës.
“Jemi të interesun me pas rritje të formalitetit, siguri në punë, dhe numri i inspektorëve është një prej problemeve kyçe të bizneseve. Duhet me tentu me bo procedura dhe legjislacion të implementueshëm. Të kemi reflektim të barabartë të interesave të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Duhet qasje e barabartë për të gjithë”, tregon Rukiqi.
Si shqetësuese Rukiqi përmend edhe pagën mesatare dhe diferencën ndërmjet sektorit publik dhe privat.
Rukiqi tregon edhe për përgatitjet për javën e CEFTA-s, dhe aktivitetet kryesore të kësaj jave.
“Kësaj here janë dy aktivitete kryesore. Panairi i prodhimeve vendore, prezantim para mysafirëve ndërkombëtar nga vendet e CEFTA-s. Forcimi i bashkëpunimit të bizneseve rajonale bashkë me odat homologe të gjashtë vendeve të Ballkanit dhe Moldavinë do të kenë bizneset më të fuqishme për krijimin e një sinergjie rajonale për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksportit”.
Rukiqi vazhdon të jetë një nga kritikët e procesit të Berlinit dhe krijimit të Zonës Ekonomike Rajonale.
“Problemi qëndron tek mekanizmat që po i krijon ky proces, sepse po funksionojnë ngadalë ose fare në aspektin infrastrukturor. Shumë projekte shkojnë me vite në studime fizibiliteti, pastaj kur vie koha e financimit, burokracia në BE po vonon. Zona Ekonomike Rajonale ka një progres, por nuk ka vizion se ku do të arrihet, se çfarë efekte do të krijohen përmes Zonës Ekonomike Rajonale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën