LAJMI I FUNDIT:

Mbi 16.5 milionë amerikanë humben vendet e punës që nga përhapja e COVID-19 në vend

Mbi 16.5 milionë amerikanë humben vendet e punës që nga përhapja e COVID-19 në vend

Në tre javët e fundit, përkatësisht që nga përhapja e pandemisë së COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, numri i atyre që kanë mbetur pa punë ka arritur në mbi 16.5 milionë persona.

Vetëm në javë e fundit, numri i amerikanëve që kanë kërkuar punë ishte 6.6 milionë.


Sipas AP-së, përcjell Telegrafi, afërsisht një në 10 punëtorë ka humbur vendin e tij të punës në këtë periudhë të pandemisë.

Të dhënat tregojnë se, ky është rekordi më i madh i humbjeve të vendeve të punës që nga viti 1948.

Analistët parashikojnë se shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frikshme. Këta besojnë se kriza e pandemisë së Cronavirusit do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

Pandemia e COVID-19 pritet t'i shkurtoj 1.25 miliard vende pune në botë
Lexo po ashtu Pandemia e COVID-19 pritet t'i shkurtoj 1.25 miliard vende pune në botë

Ditë më parë, Kongresi amerikan ka miratuar Fondin Emergjent prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë.

Lidhur me këtë, tashmë disa qytetarë mund të presin ndihma financiare nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me izolimin që buron nga kriza e Coronavirusit.

Këto pagesa pritet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët.

Po ashtu, Organizata Ndërkombëtare e Punës ka thënë se, tregu i punës është duke u përballur me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, ku 1.25 miliard punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna. /Telegrafi/