LAJMI I FUNDIT:

Mbappe tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij rreth transferimit te Man Utd

Mbappe tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij rreth transferimit te Man Utd

Kylian Mbappe ka zbuluar planet e tij për afatin kalimtar të verës, mes lajmeve se ai mund të jetë nënshkrimi i parë i Sheikh Jassim në Manchester United.

Sheiku nga Katari ka ofruar pesë miliardë funte për të blerë 100 për qind të Unitedit, por përballet me konkurrencën nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe.


Ineos Group i britanikut i ka vënë një vlerë më të madhe klubit të Old Trafford se Sheikh Jassim, por duan të blejnë vetëm një pjesë dhe jo të gjithë klubin.

Megjithatë, nëse bankieri i Katarit do të jetë i suksesshëm në aspiratat e tij për blerje, ai dyshohet se ka planifikuar një afati transferimi të verës tepër të shtrenjtë.

Sheiku Jassim e dëshiron Mbappen te Man Utd, edhe dy yje tjerë monitorohen
Lexo po ashtu Sheiku Jassim e dëshiron Mbappen te Man Utd, edhe dy yje tjerë monitorohen

Në të vërtetë, gazeta Bild pretendoi se Sheiku Jassim dëshiron të nënshkruajëMbappe nga Paris Saint-Germain, së bashku me Kingsley Coman nga Bayern Munich dhe Eduardo Camavinga nga Real Madridi.

Mbappe, i cili është padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, që ka shënuar 35 gola këtë sezon, është lidhur shpesh me largim nga PSG, pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re me klubin vetëm vitin e kaluar.

Mbappe flet për largimin nga PSG

Mbappe, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të PSG-së, ka vënë në lëvizje pretendimet se po kërkon të largohet nga gjigantët francezë këtë verë.

“Është një privilegj të luash këtu. Unë jam nga Parisi dhe të jesh në PSG është e veçantë. Kam ardhur shumë i ri dhe jam rritur dhe pjekur, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë fillimisht 24-vjeçari për TeamTalk.

“Nëse do të varej nga ajo që ndodh në Ligën e Kampionëve – dhe nuk dua të mos respektoj askënd – do të isha larguar tashmë!”.

Nga Ronaldo te Messi, James dhe Federer – 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Messi, James dhe Federer – 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

“Jam këtu dhe shumë i lumtur. Për momentin nuk mendoj për asgjë tjetër veçse ta bëj të lumtur PSG-në”, përfundoi Mbappe.

Megjithatë, pyetjet rreth të ardhmes së kapitenit të Francës janë të pamëshirshme. Marrëveshja më e fundit e Mbappe me PSG ishte vetëm për dy vitet, me vitin e tretë një opsion që mund të nxitet nga lojtari.

Si rezultat, sulmuesi do të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në korrik, me Realin dhe Unitedin që mendohet se janë në përgjim të lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori