Dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Marco Verratti, e kanë kaluar fundjavën që lamë pas me supermodelen Cindy Bruna.

Bukuroshja e ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të në një restorant në Paris, ndërsa dy futbollistët kanë qenë të ftuarit e saj.

Ditëlindja e saj ka qenë në muajin e kaluar, mirëpo Bruna nuk kishte pasur mundësi të festonte deri më tani, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi dhe video nga festa.

Nuk kanë munguar edhe përqafimet dhe pozat e futbollistëve me modelen e bukur që kanë tërhequr shumë interesim.

Bruna ka lindur në Francë, mirëpo babai i saj është italian, kurse nëna e saj me origjinë nga Kongo. Ajo ka sfiluar për brendet e famshme, si Calvin Klein, Burberry, Prada, Vogue e Ralph Lauren.

Reklama
Reklama

Me futbollistët e PSG-së është njoftuar përmes shoqes së saj, Jessica Aidi, e cila është në lidhje me Verrattin.

Më herët gjatë verës, treshja janë argëtuar së bashku edhe në lokacionin luksoz francez, Saint Tropez. /Telegrafi/

View this post on Instagram

You crossed my mind a thousand times 🖤

A post shared by Cindy Bruna (@cindybruna) on Jul 8, 2020 at 8:18am PDT

View this post on Instagram

🍓🍒🌶

A post shared by Cindy Bruna (@cindybruna) on Aug 19, 2020 at 8:16am PDT

View this post on Instagram

Grateful 🖤

A post shared by Cindy Bruna (@cindybruna) on Jul 9, 2020 at 9:55am PDT