Yjet e Francës, Kylian Mbappe dhe Rayan Cherki, kanë dhuruar një moment mjaft argëtues gjatë grumbullimit të kombëtares para Kupës së Botës.

Në një video të shkurtër që është bërë virale në rrjetet sociale, dy sulmuesit shihen dukshëm të mërzitur gjatë një ushtrimi fizik për forcimin e muskujve të trungut.


Mbappe qëndron me krahët e kryqëzuar dhe me një shprehje serioze në fytyrë, ndërsa Cherki është ulur në një stol me dorën nën mjekër, duke treguar qartë se nuk po e shijon aspak atë pjesë të stërvitjes.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke u kujtuar tifozëve se edhe futbollistët më të mëdhenj në botë nuk janë gjithmonë entuziastë për seancat e lodhshme fizike dhe do të preferonin të ishin me topin në këmbë. /Telegrafi/

telegrafi sport app