Mbani një gotë me ujë natën afër krevatit? Ja përse kjo ide është shumë e keqe
Shumica e njerëzve përdorin metoda të ndryshme për të mos harruar që të marrin një sasi të mjaftueshme lëngjesh në organizëm
Një ndër mënyrat është që pranë vetes gjithmonë të mbajnë një gotë me ujë – derisa lexojnë, shikojnë program televiziv, punojnë apo flenë gjumë.
Mirëpo, kjo e fundit nuk është një ide edhe aq e mirë, paralajmërojnë ekspertët.
Pra, meqenëse uji gjatë natës i ekspozohet ajrit, thith pak dyoksid karboni dhe një pjesë e tij shndërrohet në acid karbonik, që do të thotë se uji në ajër ndryshon përbërjen e tij kimike, shkruan Discovery News, përcjell Telegrafi.
Kur acidi liron protone dhe i shndërron në bikarbonat apo karbonat, ul acidin e ujit, dhe prandaj ai ndryshon shijen.
Ky është një ndër shkaqet përse uji i ndenjur gjithmonë ka një shije të amësht.
Përveç shijes, ekspertët paralajmërojnë edhe për atë që uji ka qenë i ekspozuar ndaj baktereve dhe në të ka përfunduar një sasi e konsiderueshme e pluhurit.
Edhe pse kjo nuk do të thotë rreptësishtë se uji është prishur, për shkak të gjithë asaj që është grumbulluar në të gjatë natës, rekomandohet të mendoni dy herë nëse dëshironi ta pini vërtet apo jo. Një gotë me ujë të freskët është gjithmonë një opsion më i mirë dhe më i shëndetshëm.
A është ky zakon më i rrezikshëm nga sa mendojmë?
Uji i thjeshtë nuk përmban sheqerna, yndyra dhe proteina që mund të shpërbëhen, kështu që pavarësisht shijes së tij të pazakontë, ai nuk është i pashëndetshëm në vetvete. Nga ana tjetër, nëse përdorni gjithmonë të njëjtin gotë, nuk e lani rregullisht dhe as nuk e ndani me dikë, ka më shumë gjasa që në sipërfaqen e saj të shfaqen mikroorganizma të dëmshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë