LAJMI I FUNDIT:

“Mbaje fjalën”, Al Khelaifi e lejon Mbappen të largohet – por ia rikujton marrëveshjen

“Mbaje fjalën”, Al Khelaifi e lejon Mbappen të largohet – por ia rikujton marrëveshjen

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ai shtoi se ata do të bëjnë një njoftim nëse do të ketë diçka për të njoftuar.


Nasser Al Khelaifi tha përmes Fabrizio Romano: “Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë të ditur se çfarë do të ndodhë me Mbappen”.

Kroos pyetet për Mbappen, por gjermani kishte përgjigje epike
Lexo po ashtu Kroos pyetet për Mbappen, por gjermani kishte përgjigje epike

Verën e kaluar, Al Khelaifi këmbënguli se nuk do ta lejonin Mbappen të largohej falas, duke thënë për Goal.com: “Ne duam që ai të qëndrojë, por ai nuk mund të largohet falas. Kjo ka qenë marrëveshja jonë verbale dhe ai e ka shprehur publikisht në një intervistë”.

“Kështu që nuk është e diskutueshme. U trondita shumë kur mësova se ai kishte ndërmend të largohej falas. Është shumë zhgënjyes sepse Kylian është një djalë fantastik, një zotëri i vërtetë dhe të largohesh falas, duke dobësuar klubin më të madh francez, nuk është ai. Kur mora këtë informacion, u trondita dhe u zhgënjeva”.

PSG pranoi një ofertë prej 300 milionë euro nga Al Hilal për Mbappe, por sulmuesi e refuzoi lëvizjen. /Telegrafi/