Një delegacion i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Jahja Lluka, Këshilltar i Kryeministrit i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Prenkë Gjetaj, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dhe Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit dhe Sekretariatit të Delegacionit të Kosovës, për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, është duke qëndruar në Mal të Zi, me qëllim të pjesëmarrjes në takimin rajonal për çështjen e personave të zhdukur, të organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në zbatim të ‘Planit Kornizë Rajonal në adresim të çështjes së personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë’.
“Gjatë takimit është miratuar Rregullorja e Punës së Grupit për Persona të Zhdukur, si dhe Plani i Punës, gjegjësisht Plani i aktiviteteve që do të realizohen me qëllim të zbatimit të ‘Planit Kornizë Rajonal’ të nënshkruar më 6 nëntor 2018, në Hagë. Po ashtu, në respektim të ‘Planit Kornizë Rajonal’ dhe në përmbushje të prioriteteve të planifikuar, gjatë takimit janë themeluar edhe dy grupe punuese, që do të funksionojnë në kuadër të Grupit për Persona të Zhdukur, përkatësisht Grupi Punues Operativ për ‘Bazën e të Dhënave Rajonale të Personave të Zhdukur’ dhe Grupi Punues për zhvillimin e ‘Pilot Projekteve në adresim të rasteve NN (të paidentifikuara) të mbetjeve mortore’.
Në këtë rast, Këshilltari i Kryeministrit i angazhuar në çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushje të Planit Kornizë Rajonal dhe në respektim të Deklaratës së Përbashkët të Kryeministrave të nënshkruar gjatë muajit korrik në Samitin e Londrës. Në të njëjtën kohë, sipas Llukës, duhet një bashkëpunim dhe angazhim më i madh i institucioneve të shteteve tjera të rajonit, në veçanti Serbisë, me qëllim që familjet e personave të zhdukur të dijnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur gjatë luftërave”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë takim rajonal, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente të shteteve tjera të rajonit, si Drejtoratit për të Burgosurit dhe Zhdukurit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Veteranëve të Republikës së Kroacisë, Institutit për Persona të Zhdukur të Bosnjë e Hercegovinës, Komisionit Qeveritar të Malit të Zi për Persona të Zhdukur dhe, Komisionit Qeveritar të Serbisë për Persona të Zhdukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'