LAJMI I FUNDIT:

Mayweather pritet të bëhet sportisti i tretë miliarder (Foto)

Mayweather pritet të bëhet sportisti i tretë miliarder (Foto)

Floyd Mayweather e fitoi “meçin e parave” kundër Conor McGregor dhe është rrugës për të hyrë në klubin e sportistëve miliarderë.

Triumfi i boksierit amerikan ndaj kundërshtarit irlandez do ta përfshijë atë në listën e sportistëve më të pasur, duke qenë se spekulohet se përfitimet nga ky duel do të shkojnë mbi 350 milionë dollarë.


Spekulohet se do të përfitojë mbi 350 milionë dollarë nga meçi me McGregor (Instagram)

Me fitoren e të shtunës mbrëma, legjenda e boksit u konfirmua si më i miri në histori në kategorinë e tij me rekord prej 50-0, ndërsa tashmë ka pasuri prej 880 milionë dollarësh.

Maywather fitoi 350 milionë dollarë – Momenti kur ua tregon të gjithëve me mburrje çekun me para (Foto/Video)
Lexo po ashtu Maywather fitoi 350 milionë dollarë – Momenti kur ua tregon të gjithëve me mburrje çekun me para (Foto/Video)

Sipas shefit ekzekutiv të Mayweather Promotions, Leonard Ellerbe, ai pritet t’u bashkëngjitjet sportistëve miliarderë, si Michael Jordan e Tiger Woods.

Pasuria e tij i është afruar një miliardëshit (Instagram)

Ndryshe, Floyd, i cili e ka nofkën ‘Money’ (‘Paraja’) ka treguar se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, ka jetuar në varfëri dhe në një familje të çrregullt. /Telegrafi/