LAJMI I FUNDIT:

Mattis: Washingtoni po përballet me kërcënimet në rrijte nga Pekini dhe Moska

Mattis: Washingtoni po përballet me kërcënimet në rrijte nga Pekini dhe Moska

SHBA-ja po përballet me kërcënimin në rritje nga ana e Kinës dhe Rusisë, fuqi revizioniste që përpiqen të krijojnë një botë sipas modelit të tyre autoritar, deklaroi sot ministri amerikan i Mbrojtjes.

Gjatë prezantimit të strategjisë së tij të re për mbrojtjen kombëtare, James Mattis kërkoi mjete parashikuese për të modernizuar ushtrinë amerikane, avantazhi konkurrues i së cilës nuk pushon së rëni në të gjitha fushat.


Duke konstatuar një rënie të supremacisë ushtarake përballë Kinës apo Rusisë, SHBA-ja kërkon të modernizojë strukturat mbrojtëse dhe të ndajë peshën e sigurisë botërore me aleatët e saj, që shpreson t’i shohë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

“Synimi im është të mundësojë ndryshime urgjente të shkallës së lartë”, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në strategjinë e mbrojtjes kombëtare të publikuar të premten. /kp/