LAJMI I FUNDIT:

Matthew McConaughey bën thirrje për të ndërmarrë masa pas të shtënave vdekjeprurëse në shkollën fillore në qytetin e tij të Teksasit

Matthew McConaughey bën thirrje për të ndërmarrë masa pas të shtënave vdekjeprurëse në shkollën fillore në qytetin e tij të Teksasit

Matthew McConaughey tha të martën se “duhet ndërmarrë veprime” pas të shtënave në një shkollë fillore në qytetin e tij të lindjes, Uvalde, Teksas, duke lënë të vdekur të paktën 19 fëmijë dhe dy mësues.

“Edhe një herë kemi vërtetuar tragjikisht se po dështojmë të jemi përgjegjës për të drejtat që na japin liritë tona”, shkroi aktori i “Dallas Buyers Club” në një deklaratë në faqet e tij në rrjetet sociale.


Ai tha se çdo amerikan duhet të pyesë: “Çfarë është ajo që ne vërtet vlerësojmë? Si ta zgjidhim problemin? Çfarë sakrificash të vogla mund të bëjmë ne sot individualisht, për të ruajtur një komb, shtet dhe lagje më të shëndetshme dhe më të sigurt nesër?”.

Foto: Getty Images

Ai tha se amerikanët nuk mund të pranojnë të shtënat masive si ‘status quo’.

“Si amerikanë, Teksas, nëna dhe baballarë, është koha që të rivlerësojmë dhe të rinegociojmë dëshirat tona nga nevojat tona”, vazhdoi ai. “Ne duhet të riorganizojmë vlerat tona dhe të gjejmë një bazë të përbashkët mbi këtë realitet shkatërrues amerikan që është bërë tragjikisht çështja e fëmijëve tanë”.

Bebe Rexha: Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të prekurit nga të shtënat në Teksas
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të prekurit nga të shtënat në Teksas

Ai e quajti atë një “epidemi që mund ta kontrollojmë”, duke shtuar se pavarësisht se si njerëzit anojnë politikisht, “ne të gjithë e dimë se mund të bëjmë më mirë”.

Të shtënat e së martës janë të shtënat më vdekjeprurëse në shkollë që nga Sandy Hook Elementary në Connecticut në vitin 2012.

“Duhet të merren masa që asnjë prind të mos përjetojë atë që kanë duruar prindërit në Uvalde dhe të tjerët para tyre”.

Ai u tha prindërve që “i lanë të dashurit e tyre sot duke mos e ditur se ishte lamtumirë, asnjë fjalë nuk mund ta kuptojë apo shërojë humbjen tuaj, por nëse lutjet mund të ofrojnë ngushëllim, ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë”.

Foto: Dario Lopez-Mills

McConaughey lindi në Uvalde në vitin 1969 dhe nëna e tij ishte një mësuese kopshti në një shkollë vetëm pak kilometra larg nga shkolla fillore Robb, ku ndodhën të shtënat e së martës, sipas Entertainment Tonight. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori