Ben Askren nuk mban mëri ndaj Jorge Masvidal për goditjet që ia kishte bërë gjatë kohës sa ai qëndronte pa vetëdije brenda tetëkëndëshit.

Masvidal vuri rekord të ri në UFC duke e mposhtur kundërshtarin për pesë sekonda me një goditje të fuqishme me gju, mirëpo ai e kishte goditur edhe dy herë të tjera gjatë kohës sa rivali i tij ndodhej shtrirë.

Pesë sekonda! Kaq i mjaftuan Jorge Masvidalit për ta mposhtur Ben Askrenin duke regjistruar nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së Pesë sekonda! Kaq i mjaftuan Jorge Masvidalit për ta mposhtur Ben Askrenin duke regjistruar nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së

Tifozët e arteve të përziera marciale (MMA) e kanë kritikuar Masvidalin për veprimin e tij, mirëpo Askren nuk mban inat për këtë gjë.

“Sinqerisht, as që i kam shikuar, nuk më interesojnë. Gjëra që ndodhin, e di për çfarë kam nënshkruar”.

“A më pëlqen Jorge Masvidal? Jo. Nëse do më pyesnit para meçit se do t’i jepte disa goditje shtesë, do t’ju thosha që po”, ka thënë ai në një prononcim për ESPN. /Telegrafi/

View this post on Instagram

. . . . 1 2 3 4 5 . . . 🎥 @freak.mma

A post shared by Joe Devlin @ MMAFNL (@mma_fightnightlive) on Jul 6, 2019 at 8:32pm PDT