Nevoja për efikasitet dhe efiçiencë dhe proçesi i Integrimit Europian kërkon ekspertë për Politika Publike dhe Menaxhim Publik në sektorin publik, privat dhe jo-qeveritar.

Ky master është i projektuar për të adresuar procesin e hartimit të politikave publike si dhe çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e shërbimeve publike. Programi i dedikohet në formë të veçantë individëve që synojnë të rrisin kacapitetet dhe njohuritë në: zhvillimin, ofrimin, analizimin dhe vlerësimin e politikave publike si dhe në menaxhimin e shërbimeve pulbike, vlerësimin e performancës, rezultatet dhe faktorët që ndikojnë në vendimet politike të cilat përcaktojnë se ku konsistojnë dhe çfarë ofrojnë politikat publike.


Në përfundim të këtij masteri studentët do të jenë në gjendje të punojnë në administratë publike, institucione private dhe organizata jo-qeveritare, si dhe të ndërmarrin projekte të pavarura hulumtuese duke demonstruar njohuri substanciale mbi proceset e politikave kombëtare dhe në fushat e hulumtimit dhe menaxhimit publik.

Aplikoni tani në www.ubt-uni.net