LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi të riun nga Maqedonia e Veriut dhe i mori 10 mijë euro, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

Mashtroi të riun nga Maqedonia e Veriut dhe i mori 10 mijë euro, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

46-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar një të ri nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet rrjeteve sociale duke i marrë rreth 10 mijë euro, informon PRESSonline.al

Reklama

Shtetasja ishte prezantuar me të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.

Njoftimi i policisë:

Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.

46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Avokati serb thotë se do të ngre kallëzim penal ndaj grupit të Radoiçiqit për terrorizëm dhe vrasje në Kosovë

Lajme
Pamje ku shihet Radoiçiqi në Prokurorinë e Lartë në Beograd

Pamje ku shihet Radoiçiqi në Prokurorinë e Lartë në Beograd

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Me 1 janar qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza, qeveria fillon fushatën informuese

Me 1 janar qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza, qeveria fillon fushatën informuese

Lajme
Milan Radoiçiq arrestohet në Serbi, ndalohet për 48 orë

Milan Radoiçiq arrestohet në Serbi, ndalohet për 48 orë

Lajme
Kongresistja republikane: SHBA-ja dhe KFOR-i duhet t'i mbajnë përgjegjës sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës

Kongresistja republikane: SHBA-ja dhe KFOR-i duhet t'i mbajnë përgjegjës sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori