LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi me “bitcoin”, një grua nga Pakistani rrezikon 30-vjet burg në SHBA

Mashtrimi me “bitcoin”, një grua nga Pakistani rrezikon 30-vjet burg në SHBA

Një grua nga Nju Jorku është akuzuar për pastrim të monedhës virtuale Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale për të ndihmuar të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Sipas mediave, 27-vjeçarja Zoobia Shahnaz akuzohet për mashtrim bankar si dhe bashkëpunim për të kryer pastrim parash dhe po mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.


Shahnaz ka lindur në Pakistan dhe ka punuar si teknike laboratori në SHBA.

Ajo u arrestua në një aeroport të Nju Jorkut në korrik para se të udhëtonte drejt Sirisë, përcjell bw.

Materiale të shumta të lidhura me Shtetin Islamik u gjetën në pajisjet e saj elektronike gjatë kontrollit nga ana e autoriteteve.

Prokurorët amerikanë thonë se 27 vjeçarja kishte marrë rreth 85 mijë dollarë kredi mashtruese për të blerë bitcoin online dhe mund të dënohet deri 30 vite burgim.

Ndërkohë avokati i saj tha se ajo kishte dërguar para jashtë shtetit për të ndihmuar refugjatët sirianë.