Barcelona kishte epërsinë nga pjesa e parë në takimin ndaj Manchester Cityt i zhvilluar në Camp Nou.

Por, në minutën e 77-të shpresat për Manchester Cityn u rikthyen, kur një penalti u akordua dhe për të cilën mori përgjegjësi Sergio Aguero, transmeton Telegrafi.


Por, duket se nga stërvitjet në kombëtare, ai që e ka mbajtur mirë mend se si gjuan Aguero ka qenë Mascherano.

Ishte Mascherano ai që orientoi portierin gjerman Ter Stegen të ekipit të tij që të hidhet në krahun e djathtë të tij për të ndalur goditjen e Agueros.

Në këto imazhe shihet qart se si Mascherano i tregoi Ter Stegenit se në cilën anë do të godasë Aguero.

Barcelona u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-1. /Telegrafi/

masch aguero

telegrafi sport app