LAJMI I FUNDIT:

Martohet vajza e ish-presidentit, George Bush, fton vetëm 20 vetë në dasmë

Martohet vajza e ish-presidentit, George Bush, fton vetëm 20 vetë në dasmë

Ish-presidenti George Bush mori një tjetër rol të rëndësishëm këtë fundjavë, duke e dërguar drejt altarit vajzën e tij.

Barbara Bush, vajza e parë e parë e George, u martua me të fejuarin e saj, Craig Coyne, në Kennebunkport, Maine, të dielën.


Prindërit e saj krenarë ndanë fotot e ditës së madhe në Instagram të hënën në mëngjes, shkruan ABC News, transmeton Telegrafi.

Në një fotografi, George Bush mund të shihet duke ecur bashkë me Barbarën, 36 vjeçe, në ceremoninë e mbajtur në natyrë në kompleksin e familjes Bush.

“Barbara është emëruar një grua unike dhe të fortë – dhe me të drejtë, sepse ajo është unike dhe e fortë. Mirëpresim Craig Coyne në familjen tonë”, ka shkruar ai në Instagram.

Ish-zonja e parë, Laura Bush, publikoi një portret familjar, i cili përfshinte motrën binjake të Barbarës, Jenna Bush Hager, burrin dhe vajzat e saj.

Laura Bush e quajti atë “një ditë të mrekullueshme”.

Barbara Bush i tha revistës People se vetëm 20 anëtarë të familjes ishin të pranishëm për “ceremoninë shumë të shkurtër dhe të ëmbël të martesës”.

Fotografi, Paul Morse, ka publikuar tri foto nga ceremonia, njëra prej të cilave tregonte se si çifti ishte i mbuluar me petale të bardha të luleve, ndërsa ecnin drejt altarit.

Dhëndri është skenarist dhe çifti i martuar do të jetojë në New York, ashtu si motra e saj Jenna dhe familja e saj.

“Ne jemi të ngazëllyer për një martesë të tillë të vogël me familjen tonë”, i tha Barbara Bush revistës People. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori