LAJMI I FUNDIT:

Martinez kryen pjesën e parë të testeve mjekësore, i jepet fanella me numrin 10 te Interi  

Martinez kryen pjesën e parë të testeve mjekësore, i jepet fanella me numrin 10 te Interi  
Lautaro Martinez (Getty Images)

Lautaro Martinez ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore të tij me Interin dhe pritet t’i jepet fanella me numrin 10.

Sulmuesi i talentuar ka arritur dje (e enjte) gjatë ditës në qytetin e Milanos, aty ku pritet të nënshkruaj me Interin.


Sot (e premte) gjatë mëngjesit Martinez ka pasur në plan t’i kryej testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Blerja e parë e Interit, Martinez mbërrin gjatë ditës në Itali
Lexo po ashtu Blerja e parë e Interit, Martinez mbërrin gjatë ditës në Itali

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Martinez ka lënë ambientet e CONI-t të premten në mëngjes aty ku ka kryet testet e para mjekësore.

Martinez pritet t’i  jepet fanella me numër 10 (Getty Images)

Tani argjentinasi është drejtuar për në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano, aty ku pritet t’i nënshtrohet pjesës së dytë dhe përfundimtare të testeve.

Sulmuesi i ri, i cili u prit me këngë nga tifozët si ‘Lautaro, ti je njëri prej nesh’ në aeroportin e Milanos Malpensa, pritet të vërë në letër kontratën e tij gjatë pasdites.

Martinez arrin në Milano, nesër testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës me Interin
Lexo po ashtu Martinez arrin në Milano, nesër testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës me Interin

Nerazzurrët raportohet se do të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Gazzetta dello Sport raporton se Interi do t’ia japë argjentinasit fanellën me numër 10, duke bërë shenjë që ai do të luajë si partner me Mauro Icardin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori