LAJMI I FUNDIT:

Martin Garrix do të interpretojë himnin e “Euro 2020”

Martin Garrix do të interpretojë himnin e “Euro 2020”

DJ dhe producenti Martin Garrix është angazhuar të jetë Artisti Muzikor Zyrtar i UEFA EURO 2020.

Superylli me famë botërore Martin Garrix, do të angazhohet që të prodhojë këngën zyrtare për turneun, si dhe muzikë të tjera kryesore në finale, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s.


DJ dhe producenti 23-vjeçar njoftoi rolin e tij të ri ndërsa po mbante një koncert në vendlindjen e tij, në Amsterdam. Kënga do të zbulohet në pranverën e vitit 2020 – dhe po kështu edhe një bashkëpunim me një këngëtar/e – dhe kënga do të interpretohet në mënyrë të plotë për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në Stadiumin “Olimpico” në Romë më 12 qershor 2020.

Krahas këngës zyrtare, Garrix do të prodhojë edhe muzikën zyrtare përcjellëse, si dhe muzikë për t’u përdorur në të gjitha transmetimet zyrtare. “Është një nder i jashtëzakonshëm të kërkohet të krijosh këngën zyrtare për UEFA EURO 2020 dhe unë jam aq i ngazëllyer që do i lëmë të gjithë ta dëgjojnë”, tha Garrix. “Turneu i verës tjetër do t’i afrojë tifozët më shumë me aksionin se kurrë më parë, dhe me të vërtetë shpresoj që kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj”, ka thënë tutje artisti holandez.

“Është çmendur të mendosh që UEFA EURO 2020 do të mbahet në 12 qytete të ndryshme, por është mënyra e përsosur për të festuar 60 vjet të këtij konkursi të jashtëzakonshëm. Muzika është pasioni im, por unë jam gjithashtu një tifoz i madh i futbollit, kështu që është ekstra speciale që unë të mund të krijoj këngën zyrtare për atë që do të jetë EURO më e madhe në histori”, thotë Martin.

DJ Martin Garrix (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

I frymëzuar nga Dj i famshëm, Tiësto i cili performoi në ceremoninë zyrtare të Lojërave Olimpike 2004 në Athinë, Garrix ka vazhduar të arrijë sukses në mbarë botën me një sërë hitesh si “Don’t Look Down” (bashkëpunim me Usher), “Scared To Be Lonely” (bashkëpunim me Dua Lipa) dhe “In The Name Of Love” (bashkëpunim me artisten Bebe Rexha).

Ai ka punuar gjithashtu me David Guetta, i cili shkroi këngën zyrtare për UEFA EURO 2016, dhe së fundmi ka bashkëpunuar me Dean Lewis për këngën e tyre të re “Used to love”.

Guy-Laurent Epstein, drejtori i marketingut në UEFA, tha: “UEFA EURO 2020 do të jetë një muaj festimi në të gjithë Evropën, dhe nuk ka njeri më të mirë për të filluar festën sesa Martin Garrix. Të dy muzika dhe futbolli i bashkojnë njerëzit, dhe me turneun që do të luhet në 12 vende të ndryshme në të gjithë kontinentin për herë të parë, do të ketë një temë mbizotëruese të unitetit përgjatë UEFA EURO 2020”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori