LAJMI I FUNDIT:

“Martesa” e Blerta Zeqirit përzgjidhet në Karlovy Vary

“Martesa” e Blerta Zeqirit përzgjidhet në Karlovy Vary

Projekti i filmit të metrazhit të gjatë “Martesa” ka hyrë në mesin e filmave që janë pjesë e seksionit të sivjetmë “Works in Progress” (filmat në përfundim e sipër) në Karlovy Vary, duke konkurruar kështu për 100.000 euro fonde shtesë për finalizimin e filmit

Filmi “Martesa”, që flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, është pranuar në seksionin e filmave në fazën përfundimtare (Works in Progress) të festivalit të njohur ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary të Çekisë, transmeton Koha.net. Nga 53 projekte sa kanë konkurruar për këtë seksion, filmi i parë i gjatë i Blerta Zeqirit, me aktorë kryesorë Alban Ukajn, Adriana Matoshin dhe Genc Salihun, ka hyrë në mesin e 9 projekteve ndërkombëtare, që garojnë për çmimin e parë prej 100.000 euro ndihmë në finalizimin e filmit.

“Jemi shumë të lumtur që juria përzgjedhëse, pasi që e ka parë një pjesë të montuar të filmit, na ka përzgjedhur të jemi pjesë e këtyre 9 projekteve. Me këtë na jepet mundësia të vazhdojmë konkurrimin për çmimin kryesor, i cili do të na ndihmonte pa masë që në produktin final zëri dhe pamja e filmit të jenë të një cilësie sa më të lartë,” thotë Keka Kreshnik Berisha, producent dhe bashkëskenarist i filmit dhe shton: “Në fillim të korrikut do të udhëtojmë në Çeki për ta bërë një prezentim të shkurtër me sekuenca të zgjedhura të filmit tonë para publikut dhe jurisë profesioniste që do të vendos për ndihmën financiare.”


Derisa regjisorja Zeqiri beson që “gara do të jetë tejet e vështirë, pasi që në mesin e garuesve në këtë seksion ka regjisorë të jashtëzakonshëm të filmit të pavarur, që kanë fituar shumë shpërblime në festivalet më të mëdha ndërkombëtare me filmat e tyre të mëparshëm të gjatë. Për këtë arsye duhet të jemi tejet mirë të përgatitur për prezantimin.”

Projekti i metrazhit të gjatë ‘Martesa’ është produksion i ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha dhe ‘Bunker Film+’ me bashkëproducent Eno Milkani dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Përveç këtij projekti, në Karlovy Vary do të jepet premiera ndërkombëtare e filmit ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari.

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Petro Marko, gjuha dhe stili

Petro Marko, gjuha dhe stili

Analiza
Kur shqipja në përkthim çalon

Kur shqipja në përkthim çalon

Analiza
TI

TI

Poezi
Shitje “stratosferike” e librave politikë

Shitje “stratosferike” e librave politikë

Kulture
Mendja e robëruar

Mendja e robëruar

Fjala+
Kalo në kategori