LAJMI I FUNDIT:

Marseille dhe PSG nderojnë Lorik Canën, kapiteni legjendar nis topin e parë në ndeshjen klasike franceze

Marseille dhe PSG nderojnë Lorik Canën, kapiteni legjendar nis topin e parë në ndeshjen klasike franceze
LorikCana - Marseille

Të dielën në Francë zhvillohet një nga ndeshjet mmë të mëdha të këtij kampionati pasi Marseille pret PSG-së.

Përveç përballjes që pritet të ketë spektakël, “Panorama Sport” ka mësuar se Lorik Cana do të luajë topin e parë nga mesi i fushës së lojës.


Ish-kapiteni i kombëtares, njëkohësisht edhe ish-lojtar me të dyja ekipet, Cana do të zhvillojë kështu edhe një ceremoni në “Velodrome”, për të shënuar kështu mbylljen e karrierës.

CANA PËRGJITHMONË – Pensionohet kapiteni legjendar me falënderim për gjithë shqiptarët (Foto/Video)
Lexo po ashtu CANA PËRGJITHMONË – Pensionohet kapiteni legjendar me falënderim për gjithë shqiptarët (Foto/Video)

Ish-kapiteni tashmë i tërhequr nga futbolli, e nisi karrierën e tij tek ekipi B i PSG, në vitin 2000, për të kaluar më pas në sezonin 2002 drejt ekipit të parë, ku qëndroi për tre vite.

Më pas, ai kaloi tek klubi i Marseille, ku qëndroi plot katër vite, nga sezoni 2005 – 2009.

Lorik Cana flet për sëmundjen që e bëri të braktiste futbollin dhe pengjet në karrierë
Lexo po ashtu Lorik Cana flet për sëmundjen që e bëri të braktiste futbollin dhe pengjet në karrierë

Aty ai fitoi edhe zemrat e tifozëve, ku për disa kohë ishte edhe kapiteni i skuadrës.

Karriera e Canës përmban edhe skuadra të tjera me peshë, si Sunderland, Gallatasaray apo edhe Lazio.

Pak ditë më parë, në ndeshjen kundër Italisë në “Loro Boriçi”, Lorikut iu rezervua edhe një ceremoni nga FSHF për të shënuar mbylljen e karrierës së tij me kombëtaren shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori