LAJMI I FUNDIT:

Marsi, muaji i ndeshjeve të vështira për Milanin

Marsi, muaji i ndeshjeve të vështira për Milanin

Milani ka befasuar të gjithë me ecurinë e mirë në vitin 2018.

Për këtë më meritori është trajneri Gennaro Gattuso, i cili me ardhjen e tij te klubi nga Milano ka ndryshuar rrënjësisht gjërat.


Ricardo Rodriguez, Patrick Cutrone dhe Hakan Calhanoglu duke festuar fitoren ndaj Romës (Foto: Getty Images)

Por, tekniku italian dhe djelmoshat e tij kanë një muaj para shumë të vështirë.

Së pari presin Interin në San Siro me 4 mars, ndërsa pas katër ditësh luajnë ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.

Me 11 mars udhëtojnë te Genoa dhe atmosfera e madhe në Stadio Luigi Ferraris nuk është e lehtë për t’u përballuar.

Milani duke krejtësisht ndryshe nën urdhrat e Gattusos (Foto: Getty Images)

Pastaj me 15 mars do të luajnë ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit në Emirates dhe pas kësaj ndaj Chievos në Serie A më 18 mars.

Muajin mars do e mbyllin me derbin ndaj Juventusit.

Në rast se arrijnë t’i kalojnë me rezultate pozitive shumicën e ndeshjeve në Serie A dhe nuk eliminohen nga Liga e Evropës, atëherë po që ky Milan mund të quhet i frikshëm. /Telegrafi/