LAJMI I FUNDIT:

Marrin pagat, përfundon greva e gjashtë shkollave të Prishtinës

Marrin pagat, përfundon greva e gjashtë shkollave të Prishtinës

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se sot është pezulluar greva e gjashtë shkollave të Prishtinës, pasi që të gjithë punëtorët teknikë të këtyre shkollave morën pagat e tyre.

“Me këtë rast falënderoj të gjithë punëtorët për qëndrimin e tyre dinjitoz gjatë ditëve sa ishim në grevë, njëherësh paralajmëroj se çdo vonesë e pagave do të sanksionohet me veprime të tilla”, ka thënë ai në një komunikatë për media.