Marrëveshja me BE-në, jep dorëheqje sekretari i Brexit


Sekretari i Brexit i Britanisë së Madhe, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen.
Ai bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Twitter.
"Sot kam hequr dorë si Sekretar i Brexit", ka shkruar Raab.
Raab tha se nuk mund të mbështeste kushtet e propozuara për marrëveshjen që do nënshkruhet mes BE dhe Britanisë.
"Unë nuk mund të mbështes me ndërgjegje të plotë kushtet e propozuara për marrëveshjen tonë me BE. Këtu është letra ime drejtuar Kryeministres duke shpjeguar arsyet e mia dhe respektin tim ndaj saj", shkroi ai, duke postuar edhe letrën e dorëheqjes.
Nga
Telegrafi
15/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































