LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja e Prespës”, përplasje mes eurodeputetëve grek

“Marrëveshja e Prespës”, përplasje mes eurodeputetëve grek

Eurodeputetja nga radhët e partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Maria Spyraki përsëriti qëndrimin e partisë së saj kundër Marrëveshjes për emrin. Spyraki nga Kuvendi i Maqedonisë theksoi se partia e saj dhe populli grek nuk pranon ekzistencën e popullit dhe gjuhës maqedonase. Ajo madje tha se Shkupi nuk është gati për në BE.

Duhet t’ua sqarojmë qytetarëve të IRJM-së se përmbushja e kritereve të Kopenhagës janë parakushte që IRJM-ja të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Fuqishëm besoj, dhe e thashë edhe në këtë Kuvend, se IRJM-ja nuk është akoma gati për të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Si anëtare e Parlamentit Evropian dhe zëdhënëse e partisë “Demokracia e Re” mund të përsëris këtu para kamerave se në Greqi ne nuk njohim ekzistencën e kombësisë maqedonase dhe gjuhës maqedonase, tha Maria Spyraki, Eurodeputete dhe anëtare e “Demokracisë së Re”.


Nga ana tjetër zv. kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis iu apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen, duke u shprehur “Patriotizmi nuk është nacionalizëm. Ta duash shtetin tënd nuk do të thotë se nuk duhet ta respektosh shtetin tjetër. Papadimulis i cili vjen nga radhët e partisë greke në pushtet, Syriza garantoi se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe në Kuvendin grek.

Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Jam i sigurt se nëse vendi juaj e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe i bën të gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetuese ashtu siç parashikohet me marrëveshje, Kuvendi grek do ta ratifikojë poashtu Marrëveshjen e Prespës. Dhe sipas deklaratës publike të Kryetarit të Kuvendit të Greqisë mund të ju them se kjo do të ndodhë më së voni marsin e ardhshëm, deklaroi Dimitris Papadimulis, zv. kryetari i Parlamentit Evropian.

Ai gjithashtu garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në BE. Eurodeputetët Papadimulis dhe Spyraki po qëndrojnë në Shkup për komitetin e përzier parlamentar mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori