LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhënia e Kim Kardashianit drejt shembjes – i dashuri i saj fotografohet duke u përqafuar me një femër tjetër

Marrëdhënia e Kim Kardashianit drejt shembjes – i dashuri i saj fotografohet duke u përqafuar me një femër tjetër

I dashuri i Kim Kardashianit, Pete Davidson, është parë duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet në Australi.

E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se ylli Kim Kardashian po kthehet me Kanye Westin, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” në çaste të afërta me një grua të panjohur.

Foto: BackGrid

Pete – i cili kishte veshur një këmishë të verdhë së bashku me një kapele me top jeshil të kthyer prapa – ishte i gjithi buzëqeshur ndërsa e mbante personin afër.

28-vjeçari u pa më vonë duke pirë duhan në xhirime dhe gjithashtu duke mbajtur një shportë blerjesh.

Kim Kardashian fotografohet duke u kthyer në Los Angeles me aeroplanin e saj privat 'Kim Air'
Lexo po ashtu Kim Kardashian fotografohet duke u kthyer në Los Angeles me aeroplanin e saj privat 'Kim Air'

Filmi “Wizards” do të trajtojë temën e dy operatorë të bareve në plazh (role të luajtura luajtur nga Pete dhe Franz Rogowski) të cilët e gjejnë veten në shumë telashe kur gjejnë para të vjedhura.

Foto: BackGrid

Orlando Bloom dhe Naomi Scott do të përfshihen gjithashtu në kastin e filmit.

Ndërsa Pete ka qenë i zënë në Australi, disa fansa besojnë se e dashura e tij Kim, 41 vjeçe, mund të jetë duke u kthyer tek ish-burri i saj, Kanye.

Kohët e fundit, ylli i serialit “Keeping Up With the Kardashians” publikoi një fotografi të veprave artistike të krijuara nga James Turrell – i cili ndodh të jetë dikush që Kanye, 45 vjeç, është një fans i madh.

Foto: Getty Images

Filmi i reperit i vitit 2019, “Jesus is King”, u vendos në një instalacion masiv arti të krijuar nga artisti.

Kim po e ndjek në Instagram gjithashtu edhe artistin Haj, i njohur si Vizuel – i cili është një bashkëpunëtor i Kanyet.

Fansat e Kardashianit pohuan në një temë në internet se ndjekja e bashkëpunëtorit të Kanyet nga Kimi nënkuptonte se ata mund të “shikonin një ribashkim të ish-çiftit së shpejti”.

Foto: Reuters

Kim u shpall zyrtarisht beqare më 2 mars 2022, pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga ylli i muzikës hip-hop.

Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë së bashku: North, nëntë vjeçe; Saint, gjashtë; Chicago, katër; dhe Psalmi, tre vjeç.

Disa nga miqtë e Kimit janë gjithashtu të shqetësuar për të ardhmen e saj me aktorin.

Foto: Getty Images

Një mik i Kimit i tha ekskluzivisht The Sun: “Kim është e ngarkuar me karrierën e saj, fëmijët dhe familjen – ajo nuk ka hapësirë për t’u ‘përfshirë’ në jetën e dikujt tjetër, kështu që i përshtatet asaj që Pete është më i ri dhe jeton në New. York dhe është larguar tani për disa javë”.

“Gjëja është se jeta e saj është planifikuar me kujdes muaj dhe muaj përpara – pse nuk po gjen kohë për të fluturuar jashtë dhe për të parë Peten?”, pyeti burimi, duke iu referuar faktit që Kim nuk e ka parë Pete Davdison më shumë se një muaj, ngase ky i fundit është ndodhur në Australi.

Foto: Pete Davidson/Instagram

“Nuk është se ai mund të ngrihet dhe të lërë orarin e xhirimeve – të gjithë rreth saj po pyesin nëse kjo do të thotë se ata nuk janë aq serioz si çift sa ishin në fillim”, shtoi burimi.

Një person i brendshëm i mëparshëm tha se dyshja “janë ende të fortë, por po lundrojnë në distanca të gjata për një kohë që ai kryen xhirimet e filmit të tij në Australi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori