LAJMI I FUNDIT:

Marotta i lumtur që u takua me Suning

Marotta i lumtur që u takua me Suning
Giuseppe Marotta (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Duket se zërat se Giuseppe Marotta mund të jetë menaxhimi i përgjithshëm i tregut të transferimeve të Interit kanë filluar të marrin formë reale.

Corriere dello Sport ditë më parë kishte raportuar se mes italianit dhe klubit zikaltër kishte ndodhur një takim në Nanjing (Kinë) dhe tani kjo konfirmohet nga vetën Marotta.


“Ishte një eksperiencë e bukur. Ata janë grup i madh”, ka thënë Marotta për Il Giornale.

Giuseppe Marotta para ndeshjes Benevento-Juventus në Serie A më 7 prill 2018 (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Besohet se Suning i kanë ofruar 61-vjeçarit rrogë vjetore në vlerë 1.5 milionë euro, plus bonuset e luksit.

Gjithashtu klubi i ka premtuar Marotta liri të plotë në tregun e transferimeve.

Marotta u kërkua edhe nga PSG, por zgjodhi Interin
Lexo po ashtu Marotta u kërkua edhe nga PSG, por zgjodhi Interin

Përgjigjja e Beppes pritet të vjen pasi ndeshjes së Interit ndaj Juventusit me 7 dhjetor.

Moratta ishte njeriu kryesor i tregut të transferimeve të Juventusit në vitet e fundit, punë që e bëri me suksesin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/