LAJMI I FUNDIT:

Marotta e konsideron Interin konkurrentin më serioz për ta rivalizuar Juven për titull

Marotta e konsideron Interin konkurrentin më serioz për ta rivalizuar Juven për titull
TURIN, ITALY - MARCH 16: Andrea Agnelli (R) President of Juventus FC and Juventus General Director Giuseppe Marotta (C) attend during the Italian Football Federation press conference at Sala del Senato di Palazzo Madama on March 16, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, e shikon Interin si rivalët më serioz për titull në Serie A,

Sipas italianit zikaltrit nuk janë spektakolar, por janë shumë efektiv.


“Mendoj se mospjesëmarrja në garat evropian i jep mundësinë atyre të përgatitën në mënyrën më të mirë. Kanë një skuadër solide, nuk janë spektakolar, por efektiv dhe po marrin rezultate të mira. Pra, mendoj se Interi janë skuadra nga e cila duhet të frikësohemi”.

Marotta: Bonucci u largua me dëshirën e tij
Lexo po ashtu Marotta: Bonucci u largua me dëshirën e tij

“Roma? Në vitet e fundit ata kanë qenë gjithmonë kundërshtari në rrugën tonë. Edhe pse kanë ndërruar trajnerin ata janë të njëjtë këtë vit, kanë një skuadër mjaft konkurruese dhe trajner që është entuziast. Edhe ata janë kandidat për Scudetto”.

“Për momentin jemi një pikë pas Napolit, por realisht kemi këtë sezon një pikë më shumë se në sezonin e kaluar. Por, duhet të të them se rrugëtimi i Napolit deri më tani ka qenë i jashtëzakonshëm, kurse joni i zakonshëm”.

“Barazimi i djeshëm i ndali paksa dhe ne njëkohësisht jemi duke ecur mirë”, ka thënën Moratta.

Aktualisht në Serie A prin Napoli me 32 pikë, Juve në vendin e dytë me 31 pikë. Interi renditet i treti me 30 pikë, i ndjekur nga Lazio (28) dhe Roma (27). /Telegrafi/