LAJMI I FUNDIT:

Mario Dedivanoviç komplimenton grimin e Sellmës në fytyrën e Era Istrefit

Mario Dedivanoviç komplimenton grimin e Sellmës në fytyrën e Era Istrefit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në pak ditë do të publikojë klipin e saj më të ri në bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Kënga titullohet “Nuk e di” dhe këto ditë kanë përfunduar xhirimet e klipit.


Kështu do të duket se Era Istrefi në klipin e ri “Nuk e di” (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Dy motrat kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, imazhe të ndryshme nga xhirimet e videos muzikore, në të cilën do të vijnë mjaft tërheqëse.

Era publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej mjaft atraktive në prapaskenat e xhirimeve, ndërsa paralajmëron se kënga e saj e re vjen së shpejti.

View this post on Instagram

“Nuk e di” coming soon

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Mar 16, 2019 at 3:24pm PDT

Komentet e shumta nuk kanë munguar, e një prej tyre është edhe grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanoviç.

Ky i fundit, ka komplimentuar dukjen dhe grimin e këngëtares, që i është besuar grimeres tjetër shqiptare shumë të njohur, Sellma Kasumoviç.

Foto: SC/Era Isstrefi/Instagram

Mario, i cili është një emër i dëshmuar në fushën e kozmetikës në tregun internacional, duket se e ka pëlqyer dhe vlerësuar punën e grimeres shumë të pëlqyer në Kosovë, Sellma. /Telegrafi/