Marina Vjollca jep poza me vellon e nuses: A po afrohet dita e martesës me Getin (Foto)


Marina Vjollca kam kohë që është në lidhje me reperin shqiptar Getoar Selimin, i njohur si Geti.
Madje është raportuar se gjatë këtij viti romancën e tyre çifti do ta kurorëzojë me martesë.
E në vazhdën e kësaj duket se Marina Vjollca ka nisur t’i bëjë edhe përgatitjet e para, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke sfiluar në një një event mode e veshur me vellon e nuses.
Marina shihet tejet e bukur dhe elegante në fustanin e bardhë ndërsa neve na mbetet të shohim se si do të duket në ditën e martesës me Getin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2017




















































