LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Reforma në drejtësi është vendimtare për anëtarësimin në BE, kemi ende punë për të bërë

Mariçiq: Reforma në drejtësi është vendimtare për anëtarësimin në BE, kemi ende punë për të bërë

Përfundoi sot në Bruksel takimi dy-ditor i shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 23, “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore”, i cili tregoi se kemi kapacitetin sistematik dhe vullnetin për ta përmirësuar atë me rregullat evropiane të funksionimit.

“Zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë vendimtar në negociatat me BE-në. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik dhe ne i marrim të gjitha obligimet që duhet t’i përmbushim për të pasur sukses në këtë, në mënyrë që t’u ofrojmë qytetarëve institucione efikase që do të punojnë në standardet dhe parimet evropiane”, tha zv. kryeministrja Mariçiq.


Zv. kryeministri, Bojan Mariçiq, theksoi se në kapitullin 23, “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore” kërkohet një qasje e plotë dhe se ka ende shumë punë përpara nesh, por se ka vullnet politik dhe angazhim për zbatimin e reformave me rezultate të dukshme.

“Kemi vullnet politik dhe jemi gati për reforma të përshpejtuara, me plan dhe detyra specifike për çdo institucion. Pajtueshmëria është në nivel të mirë, tani duhet të fokusohemi në aktivitetet që do të japin rezultate të matshme, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, procesi i zgjerimit do të jetë një forcë shtytëse për reformat, për demokracinë, lirinë e mediave, liritë qytetare dhe shtetin ligjor dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të përkushtuara maksimalisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori