Mariçiq: Në negociatat me BE-në, gjuha është vija e kuqe nga e cila nuk kemi të drejtë të tërhiqemi
“Gjuha jonë është atdheu ynë i vetëm i pandashëm është mesazhi i përhershëm i Konevskit dhe një lloj amaneti i cili në kontekstin e sotëm është shumë më i rëndësishëm dhe barrë shumë më e madhe për të gjithë ne, veçanërisht për institucionet. Ne këtë e kemi kuptuar si agjendë politike, sepse në të gjitha negociatat me BE-në, në të gjitha negociatat konkretisht me Bullgarinë gjithmonë si vijë e kuqe kryesore ka qenë gjuhë maqedonase dhe asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga kjo dhe nuk kemi për qëllim apo të drejtë të tërhiqemi nga diçka e tillë”.
Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në panel diskutimin kushtuar afirmimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase.
“Kjo është arsyeja pse ne arritëm ta fusim gjuhën maqedonase në kornizën e negociatave si gjuhë në të cilën duhet të përkthehet i gjithë legjislacioni evropian dhe në të cilën tashmë po përkthehet dhe si gjuhë në të cilën i nënshkruajmë marrëveshjet me BE-në, siç është marrëveshja me Fronteksin. Kjo është dëshmi se vlen të luftojmë për gjuhën dhe se kështu do ta ruajmë si atdheun tonë”, theksoi Mariçiq.
Ai shtoi se në BE gjuha është pjesë e identitetit dhe çmohet si vlerë, pikërisht për këtë, thotë ai, ne insistojmë që në procesin e anëtarësimit në BE gjuha jonë duhet të mbrohet dhe prandaj në atë proces si Sekretariat investohet shumë në një përkthim konsistent të legjislacionit evropian.
Ai theksoi se skriningu që zhvillohet në Bruksel nga delegacioni ynë, 80 deri në 90 për qind zhvillohet në gjuhën maqedonase me përkthyes, që do të thotë se aktivisht e përdorim gjatë negociatave me BE-në gjuhën maqedonase dhe këtë e konsiderojmë si vlerë dhe përparësi.
Mariçiqi mes tjerash theksoi se duhet t’i kushtohet vëmendje edhe mungesës së mësimdhënësve në gjuhën maqedone në diasporë dhe tha se në epokën e sotme digjitale ka mënyra se si të ruhet gjuha.
“Unë tash e disa vite kur shkruaj në maqedonisht, shkruaj në alfabetin cirilik në telefon dhe mendoj se këtë duhet ta bëjë secili. Kjo nuk do të thotë se nuk ka alfabet latin maqedonas, por duhet përdorur alfabeti cirilik”, theksoi Mariçiqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore