Mariçiq: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d do të hap 8.000 vende të reja pune
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në një konferencë për shtyp paralajmëroi se me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d për gjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit.
Ai njoftoi se për herë të parë pas 30 viteve në vend po realizohet një projekt i madh infrastrukturorë siç janë korridori 8 dhe 10-d të cilat janë korridore Evropiane, me këtë do të lidhem lindjen dhe perëndimin.
Ai shtoi se këto korridore do të të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe dhe investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu hap edhe mundësi për krijimin e bizneseve të reja.
“Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për eksport të shpejtë dhe të lehtë të produkteve të Maqedonisë dhe për import të mallrave dhe pajisjeve për kompanitë vednore”, theksoi Mariçiq.
Mariçiq gjithashtu ju foli edhe për autostradën Kumanovë – Strumicë e cila do të realizohet këtë vit me dhe investimi i të cilës do të jetë 12 milion eurosh në kuadër të Korridorit 8.
“Ne e dimë se ky është edhe një nga hapat e nevojshëm për të përmbushur qëllimin, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030. Si mbrojtës të vlerave evropiane, kjo Qeveri nuk ndërton projekte për pikë politike siç është bërë herët e tjera. Ne po ndërtojmë projekte infrastrukturore që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë, një standard më të mirë dhe një të nesërme më të mirë për të gjithë ne”, tha Mariçiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3