LAJMI I FUNDIT:

Marco Reus njofton tifozët se nuk do të jetë më kapiten i Borussia Dortmund

Marco Reus njofton tifozët se nuk do të jetë më kapiten i Borussia Dortmund

Legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij pesëvjeçare si kapiten i klubit verdhezi dhe të dorëzojë shiritin përpara sezonit të ri në Bundesliga.

Pavarësisht se kjo ndodhi më shumë se një muaj më parë, nuk do të habiteshim nëse disa lojtarë dhe tifozë të Dortmundit zgjohen ende natën nga ankthet e ditës së fundit të sezonit të kaluar.


E gjithë bota mendonte se Dortmundi do t’i jepte fund një dekade dominimi të Bayern Munichut në Bundesliga, duke shkuar në ndeshjen e fundit të sezonit përpara rivalëve të tyre.

Megjithatë, fatkeqësia goditi Dortmundit pasi Bayerni fitoi titullin e 11-të radhazi, duke i lënë rivalët e tyre në lot pas përfundimit të ndeshjes.

Borussia Dortmund humb titullin e kampionit pas barazimit me Mainz në shtëpi
Lexo po ashtu Borussia Dortmund humb titullin e kampionit pas barazimit me Mainz në shtëpi

Një nga ata lojtarë që ka vuajtur veçanërisht është kapiteni i ekipit, Reus, i cili ka qenë në klub që nga viti 2012, duke iu bashkuar klubit pas fitimit të titullit të fundit.

Tashmë gjermani ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë pa shiritin e kapitenit, siç mund ta shihet në deklaratën e tij në videon e mëposhtme.

“Përshëndetje tifozë të BVB, është shumë e rëndësishme për mua t’ju them diçka personalisht. Kam pasur shumë për të menduar gjatë pushimeve të mia dhe kam vendosur të heq shiritin e kapitenit”.

“Për këtë dje i kam informuar Edin Terzic dhe Sebastian Kehl, të cilët më lejuan ta mbaj këtë shirit për pesë vjet me krenari dhe nder”.

“Faleminderit për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Uroj që Sebastian dhe Edin të gjejnë një pasardhës të mirë. Jam i sigurt se do t’ia dalin”, ka thënë Reus në faqen zyrtare të klubit.

Reusit iu dha shiriti fillimisht nga trajneri Lucien Favre në fillim të sezonit 2018/19 dhe e ka mbajtur atë që atëherë.

Në prill ai nënshkroi një zgjatje një vjeçare të kontratës së tij që do të thotë se do të skadojë verën e ardhshme dhe kjo mund të jetë fundi i kohës së tij në Signal Iduna Park. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori