LAJMI I FUNDIT:

Marc Anthony bëhet me yll në “Hollywood Walk of Fame”

Marc Anthony bëhet me yll në “Hollywood Walk of Fame”
Foto: Getty Images

“Walk of Fame në Hollywood” ka zyrtarisht një tjetër yll legjendar të shtuar – Marc Anthony.

Të enjten, më 7 shtator, aktori dhe këngëtari mori pjesë në zbulimin, ku pati mbështetjen e bashkëshortes së tij, Nadia Ferreira.


Çifti u shfaqën të lumtur e të qeshur për ditën e madhe të Anthony.

Foto: Getty Images

Djemtë e tij, Ryan Adrian Muniz dhe Cristian Marcus Muniz, të cilin ai e ndan me Dayanara Torres, ishin gjithashtu të pranishëm.

Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë
Lexo po ashtu Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Sipas organizatorëve, artisti mori yllin me numër 2762 në 6284 Hollywood Blvd pranë këndit historik të Hollywood & Vine.

Foto: Getty Images

Jo vetëm që Anthony kishte mbështetjen e gruas së tij të bukur paraguaiane, por edhe mikut të tij të mirë, yllit të futbollit David Beckham.

Beckham, i cili madje mbajti një fjalim, theksoi: “Është vërtet e vështirë të mbash diçka nga Marc, por u mbajt sekret”.

“Mendoj se ai ishte i lumtur. Mendoj se ai u befasua. Shkoi mirë”, shtoi ai.

Foto: Getty Images

Anthony para tre muajsh u bë baba për herë të shtatë.

Ai ka vajzën Arianna Muniz nga një marrëdhënie në vitet 1990 me Debbie Rosado.

Gjatë asaj romance, këngëtari adoptoi edhe Alexin, djalin e madh të Debbie nga një lidhje e mëparshme, kështu që djali mban mbiemrin Muniz.

Foto: Getty Images

Më pas këngëtari u martua me Dayanara Torres – nga viti 2000 deri në 2004 – dhe patën dy djem.

Dhe në martesën e tij të dytë me superyllin Jennifer Lopez, ai pati binjakë Emme dhe Max. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori