LAJMI I FUNDIT:

Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira konfirmojnë lindjen e foshnjës së tyre.

Nëpërmjet llogarive të tyre në rrjetet sociale, çifti ndau ardhjen e fëmijës së tyre të parë së bashku.


Sipas postimit të prindërve, foshnja ka lindur më 18 qershor; një ditë shumë e veçantë për Marcin pasi shënohet “Dita e Baballarëve”.

View this post on Instagram

A post shared by Marc Anthony (@marcanthony)

Marc dhe Nadia postuan po ashtu një fotografi të bukur bardh e zi. Të dy prindërit duke e mbajtur për dore foshnjën, ndërsa Marc mban në krahë të porsalindurin.

“Koha e Zotit është gjithmonë perfekte”, tha këngëtarja. “Gëzuar ditën e baballarëve”, përfundon postimi.

Marc Anthony njofton se do të bëhet baba për herë të shtatë
Lexo po ashtu Marc Anthony njofton se do të bëhet baba për herë të shtatë

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth lindjes së foshnjës.

Gjithashtu nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, diçka që është mbajtur sekret që nga dita që të dy zyrtarizuan shtatzëninë.

Për Nadia, ardhja në jetë e kësaj foshnje përfaqëson herën e parë si nënë, ndërsa për Marcin është hera e shtatë që bëhet baba.

Nga një marrëdhënie në vitet 1990 me Debbie Rosado, Marc kishte vajzën Arianna Muniz.

Gjatë asaj lidhjeje, këngëtari adoptoi edhe Alexin, djalin e madh të Debbie nga një lidhje e mëparshme, kështu që djali mban mbiemrin Muniz.

Më pas këngëtari u martua me Dayanara Torres – nga viti 2000 deri në 2004 – dhe patën dy djem.

Dhe në martesën e tij të dytë, kur u martua me superyllin Jennifer Lopez, ai pati binjakë Emme dhe Max. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori