LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do ta rregullojë me ligj hedhjen e ushqimit

Maqedonia do ta rregullojë me ligj hedhjen e ushqimit

Maqedonia hedh nga 5.000 tonë ushqim në vit, sasi që mund të furnizojnë 13.000 njerëz me tre vakte në ditë. Për tejkalimin e gjendjes së këtillë hartohen ndryshime ligjore, të cilat, siç është thënë sot në Odën ekonomike, do të jenë të gatshme më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa parashikojnë që në vend se të hidhet ushqimi, ushqimi të dhurohet për qëllime humanitare.

Me rregullimin e hedhjes së ushqimit fillimisht do të përfshihen marketet, furnizuesit dhe prodhuesit pas së cilës, në fazën e dytë dhe të tretë do të targetohen edhe restorantet, shërbimet për furnizim me ushqim dhe amvisëritë.


“Maqedonia është vendi i shtatë në botë për hedhje të ushqimit, ndërsa dëmi nga kjo arrin 10 milionë euro. Më shumë ushqim hidhen amvisëritë, pas tyre janë restorantet dhe furnizuesit. Shifrat janë shumë serioze dhe me sigurinë arrijnë 10 mijë tonë në vit, sasi e cila mund të jetë për një program të plotë të ri social për personat e rrezikuar”, theksoi Bllazhe Josifovski, kryetar i Asociacionit për mjedis të pastër jetësor “Eja Maqedoni”, e cila është iniciatore e ndryshimeve ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nisma mbështetet nga sektori i biznesit, odat dhe qeveria dhe tashmë është formuar grup punues, i cili punon në propozim-tekst.

Me vendim ligjor do të kërkohet që bizneset të lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar për ushqim që do ta donojnë, por edhe nga përgjegjësia penale gjatë fatkeqësive eventuale ose keqpërdorimit nëse në mënyrë konsekuente i respektojnë rregullat për ushqim të sigurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori