LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut shtyn për disa ditë publikimin e listës për ndeshjen me Kosovën, shkak situata e Pandevit me COVID-19

Maqedonia e Veriut shtyn për disa ditë publikimin e listës për ndeshjen me Kosovën, shkak situata e Pandevit me COVID-19

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, kishte vendosur që publikimin e listës së futbollistëve të futur për ndeshjen ndaj Kosovës ta bënte të enjten (sot).

Por Angelovski ka vendosur që ta shtyjë për disa ditë, pas problemeve me COVID-19 të kapitenit Goran Pandev, shkruajnë mediat në Maqedoni.


Kosova do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut, të enjten e ardhshme me 8 tetor në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së pley-offit të Ligës së Kombeve për një vend në “Euro 2020” që mbahet vitin tjetër.

Ueb faqja ‘Ekipa’, shkruan se Pandev është në karantinë dhe do të pritet edhe një testim i dytë për të që të dihet gjendja e tij

“Kapiteni i ekipit kombëtar maqedonas, Goran Pandev, është ende në karantinë me klubin dhe po pret rezultatet e testit të dytë për COVID-19. Vetëm atëherë ai mund ta lë karantinën e klubit. Dhjetë nga shokët e tij të ekipit janë testuar pozitivisht për coronavirusin pas ndeshjes me Napolin, dhe testet e para të sotme konfirmuan se ata kanë simptomat të COVID-19. Pandev, për fat të mirë, ka rezultuar negativ, por duhet të arrijë një konfirmim tjetër, një mostër e dytë negative, pas së cilës ai do të jetë në gjendje të largohet nga izolimi”, shkruan Ekipa.

Genoa shpreson që ndeshja kundër Torinos të shtyhet, sepse pavarësisht rasteve pozitive, të gjithë të tjerët janë të izoluar sepse kishin kontakte me lojtarët e tjerë.

Vetëm pas mostrave të dytë të provës, rezultatet e të cilave do të dihen nesër, do të dihet se cili do të jetë rezultati i të gjithë çështjes dhe liga italiane e futbollit do të marr vendim.

Në dyshim është edhe mesfushori Elif Elmas i cili luajti kundër Genoas, por në testin e parë edhe ai ka rezultuar negativ.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është historike për të dyja ekipet që janë dy hapa larg kualifikimit për në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori