Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, edhe në Kuvendin grek, ia hapi Maqedonisë rrugën e proceseve euroatlantike që ia kishte bllokuar për vite me radhë, shkaku i emrit të shtetit “Maqedonia”. Pas afro dy javësh, Maqedonia zyrtarisht do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”, pasi atëherë sipas procedurës së paraparë, do duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.Presidenti grek do duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes dhe ai të publikohet në Gazetën Zyrtare, sikurse në Maqedoni.
Hapi tjetër që Greqia është e obliguar që ta ndërmarrë është ta nënshkruajë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, dhe kështu t’ia lejë rrjedhën procesit i cili ishte i bllokuar për 27 vjet.
Pastaj Greqia duhet ta njoftojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-së për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa më tej, 29 vendet anëtare të NATO-së, do të duhet të nënshkruajnë protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe i njëjti duhet të ratifikohet edhe në çdo Parlament amë të shteteve anëtare, përfshirë edhe atë grek. Pritet që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa Greqia ka njoftuar se e para do të ratifikojë protokollin.
Derisa zhvillohet ratifikimi, Maqedonia do të merr pjesë, deri në një nivel të caktuar, në proceset e Aleancës. Për shembull, mund të merr pjesë në të gjitha forumet dhe takimet, por pa të drejtë vote.
Hapi tjetër është ftesa për aderim, të cilën Maqedonisë do t’ia dërgojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, pasi të gjithë anëtarët do të njoftojnë SHBA-në, depozituesit e marrëveshjes, se e kanë ratifikuar protokollin e aderimit.
Në hapin e fundit, Maqedonia do të duhet edhe vetë formalisht ta pranojë aderimin në NATO – me referendum ose me votim në Kuvend.
Pastaj vendimi për aderim i dërgohet Departamentit të shtetit të SHBA-së, “gardianit” të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formalisht bëhet anëtare e NATO-së.
Meqë shoshiten problemet shekullore mes Greqisë dhe Maqedonisë, të dy shtetet do të hapin ambasadat në vendet fqinje./Tv Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare