LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia bëhet anëtare e plotë në Iniciativën Adriatike-Joniane

Maqedonia bëhet anëtare e plotë në Iniciativën Adriatike-Joniane

Maqedonia zyrtarisht është bërë anëtare e plotë e iniciativës Adriatiko-Joniane në një takim të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të kësaj nisme që u zhvillua sot në Catania të Sicilisë.

Delegacioni i MPJ-së së Maqedonisë, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Viktor Dimovski, ka marrë pjesë në takim me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Anxhelino Alfano, në rolin e vendit kryesues me iniciativën Adriatiko-Joniane, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga MPJ, në fjalimin e tij Dimovski ka shprehur kënaqësi që pas disa viteve Maqedonia është bërë zyrtarish anëtare në këtë formë të bashkëpunimit rajonale.

Ai ka thënë se ky është edhe një hap i madh për Maqedoninë, që sipas tij, pas ndryshimeve demokrative në vitin e kaluar ka ecur përpara në rrugën euroatlantike.

Përndryshe, iniciativa Adriatiko-Joniane u krijua në vitin 2000 për të përmirësuar zhvillimin dhe për të forcuar sigurinë e vendeve të rajonit, për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve anëtare dhe për t’u dhënë atyre shtysë në procesin e integrimit në BE.

Në këtë iniciativë anëtare janë Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe tani edhe Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori