LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me ambasadë edhe në Brazil

Maqedonia me ambasadë edhe në Brazil

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov vizitën zyrtare në Brazil e filloi me takimin me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së industrive të Sao Paolo, oda më e madhe ekonomike në Amerikën Latine.

Në takim, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për bashkëpunim në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, veçanërisht në kontekst të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar.


Ivanov theksoi se Maqedonia ka interes për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale me Brazilin, si vendi më i madh në Amerikën Jugore, anëtare e BRIKS dhe G20, një prej ekonomive më rritje më të shpejtë në botë dhe vend i cili është partner strategjik i BE-së.

“Në dobi të Republikës së Maqedonisë është që të dyja vendet ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ta rrisin këmbimin tregtar, të mundësohet komunikimi i drejtpërdrejtë midis biznesmenëve nga të dy vendet dhe të shqyrtohen mundësitë për investime braziliane në Republikën e Maqedonisë”, ka porositur presidenti Ivanov.

Në takim, Skaf, Ivanovit i ndau Dekoratë për merita, mirënjohje e lartë që e ndan Federata e industrive të Sao Polos.

Në kuadër të vizitës në Federatën e industrive në Sao Paolo, shefi i shtetit të Maqedonisë pati takim edhe me Stefan Salej, drejtor për departamentin për tregti dhe punë të jashtme të FIESP.

Sipas agjendës, Ivanov nesër në Brazili me nderime të larta shtetërore do të pritet nga presidenti i republikës Federale të Brazilit, Mishel Temer, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Brazili, Ambasada e parë rezidente në Amerikën Latine.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori